Bisedimet rreth kontratës së re mes Manchester Cityt dhe Raheem Sterling po hasin probleme, shkruajnë mediat angleze.
Problemi qëndron te paga e lartë e futbollistit dhe palët nuk po mund të arrijnë akord.
Sterling nga kryesia e Cityt kërkon 300.000 paund në javë ose 15 milionë euro në sezon, shifër kjo që kryesia e Qytetarëve nuk është e gatshme ta pranojë.
Kontrata aktuale e Sterling skadon në vitin 2020 dhe sezonin e ardshëm ai do të jetë në vitin e tij të fundit të kontratës.
Qytetarët dëshirojnë që sa më shpejtë të arrijnë marrëveshje dhe në rast se nuk arrijnë atëherë do ta shesin Sterling.