David de Gea ende ka mosmarrëveshje për vazhdimin e kontratës në Man Utd.
“The Guardian” shkruan se portieri vazhdon të jetë i lidhur me ekipin nga Old Trafford, deri në fund të këtij sezoni.
De Gea kishte zgjuar spekulime rreth largimit nga klubi, para fillimit të edicionit.
Por, pas qëndrimit në Man Utd, ende nuk ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me klubin nga Premierliga.