Khabib tallet me McGregor në videon qesharake

Sot në orën 11 të darkës, në Radio City Music Hall të New York City-t, kampioni i pamposhtur i peshës së lehtë të UFC Khabib Nurmagomedov dhe ish-kampioni i peshës së lehtë dhe pupël Conor McGregor do të përballen për të parën herë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes historike të UFC 229.

Në prag të kësaj konference për shtyp, shumica e pjesëtarëve të komunitetit të MMA presin të ketë fishekzjarrë.

Arsyeja pse po pritet me kaq padurim është se McGregor gjithmonë ka dhënë spektakël në konferencat për shtyp. Por edhe Khabib nuk është mbrapa, dhe ai ka filluar që tani të tallet me irlandezin.

Më poshtë keni një video me mbishkrimin “Nesër.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here