Cristian Pavon do të largohet nga Boca Juniors.
Sulmuesi i talentuar argjentinas është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë.
22-vjeçari mori pjesë edhe në Kampionatin Botëror duke luajtur disa ndeshje me Argjentinën. Kjo ka bërë që për të interesim të shfaqin skuadrat e mëdha evropiane.
Lajmet e fundit që vijnë nga Argjentina, raportojnë se Pavon ka kërkuar largimin gjatë janarit nga klubi. Manchester City dhe Arsenal janë dy skuadrat më të interesuara për lojtarin.
Gjithsesi interesim për talentin argjentinas kanë shfaqur edhe Inter dhe PSG. Boca Juniors është e gatshme ta lë të lirë lojtarin, por vetëm nëse paguhet shuma prej 40 milionë eurove.
Në pesë ndeshjet e para në kampionatin argjentinas, Pavon ka shënuar dy gola.