Paris Saint-Germain do ta konsiderojë shitjen e mbrojtësit Thiago Silva gjatë verës, raporton “Le10Sport”.
33 vjeçari ka kontratë me klubin francez deri në qershor të vitit 2020.
Por, klubi nga Ligue 1 janë të gatshëm ta lejojnë largimin e tij nëse palët nuk arrijnë marrëveshje për vazhdimin e saj.
Milan, Juventus, Napoli dhe Roma spekulohet se janë të interesuar për blerjen e tij pasi Silva mund të largohet nga PSG pas përfundimit të këtij sezoni.