Lorenzo pole edhe në Aragon, Marquez i 3-ti, Rossi një dështim

Jorge Lorenzo me Ducati ka siguruar “pole position” në pistën spanjolle të Aragon, duke dhënë kohën 1’46”881.

Piloti spanjoll ishte vetëm 14 të mijëtat më i shpejtë se shoku i tij i skuadrës Andrea Dovizioso, i dyti, ndërsa i treti un klasifikua kampioni i botës në fuqi, spanjolli i Honda, Marc Marquez. Pra, ashtu sikurse edhe pritej, kjo treshe ka siguruar vijën e parë të nisjes dhe do të duelojë nesër (starti i garës ora 14:00) për fitoren në këtë garë.

Gara për “pole” ishte e jashtëzakonshme, pasi ishte Marquez ai që udhëhiqte deri në momentin e fundit. Por më pas, njëra pas tjetrit, ishin dy pilotët e Ducatit ata që e mposhtën dhe dhanë një kohë më të mirë, fillimisht Dovizioso e më pas Lorenzo, që siguroi edhe vendin e parë. Në vijën e dytë të nisjes do të jenë Cal Crutchlow (që u rrëzua, por pa pasoja), Andrea Ianonne dhe Dani Pedrosa.

Një dështim total paraqitja e pilotëve të Yamaha, me Vinales që u klasifikua në vendin e 11-të, ndërkohë që Valentino Rossi u rendit i 18-ti. Piloti italian nuk arriti dot as të kualifikohej për në sesionin e dytë të provave zyrtare, duke konfirmuar problemet që ka motori japonez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here