Aubameyang dhe Lacazette i japin fitoren e katërt Arsenalit në Premier League

Arsenal regjistron fitoren e katërt radhazi teksa ka mposhtur Everton 2-0 në Emirates. Me këtë triumf, Topçinjtë ngjiten në vendin e 6-të të renditjes së Premier League me 12 pikë të grumbulluara.

Ndeshja ishte argëtuese që nga minuta e parë pasi edhe Everton është një ekip që luan një futboll sulmues. Skuadrat mundohen të bëjnë një futboll tërheqës dhe është Everton që kërkon të gjejë golin e avantazhit pasi futet më mirë në lojë.

Digne dhe Walcott kanë dy mundësi të mira as gjysmë ore lojë për Petr Cech tregon aftësitë e tij me dy pritje të bukura. Në fund të pjesës së parë ishte edhe Richarlison i rikthyer pas pezullimit që mund të kishte kaluar të tijtë në avantazh por edhe ai ndalet nga Cech.

Arsenal e ka të vështirë të krijojë mundësi goli, diçka që ndryshon pas pushimit. Në minutën e 56’ vjen goli i avantazhit për vendasit. Pas një pasimi të Ramsey në hyrje të zonës, Lacazette lëshon një goditje të përsosur që përfundon pasi prek shtyllën në trekëndëshin e djathtë.

Vetëm tre minuta më pas Aubameyang dyfishon rezultatin me një gol të shënuar nga pozicioni jashtë loje. E çuditshme se si anësori nuk e dalloi pozicionin e dukshëm jashtë loje.

Gjithsesi, Arsenal nuk do të ankohet por do ta pranojë me entuziazëm vendimit e arbitrit. Everton ishte i pafat në pjesën e parë, por uli ritmin pas pushimit dhe si pasojë është ndëshkuar me gjakftohtësi nga vendasit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here