Fekir, zëvendësuesi i Ronaldos te Reali?

Sipas “L’Equipe”, Real Madrid ka ndjekur gjithashtu 25-vjeçarin, si një nga zëvendësuesit e mundshëm të Cristiano Ronaldo.

Gjithsesi, Florentino Perez ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare, diçka që mendon ta bëj në të ardhmen.

Në sezonin e kaluar mesfushori me tipare sulmuese shënoi 18 gola dhe dha 8 asiste në Ligue 1.

Ai kreu vizita mjekësore te Liverpool gjatë verës, por marrëveshja nuk u arritur, sepse “të kuqtë” patën dyshime në lidhje me një dëmtim të pësuar tre vjet më parë.

“Nuk më ka kërkuar vetëm Liverpool, e dini edhe për kontaktet me Chelsea por kam qenë në bisedime me një tjetër klub të madh, gjithsesi jam ende pjese e Lyon dhe duhet të jap maksimumin në këtë sezon,” – tha Fakir, pas fitores ndaj Manchester City në Champions League.

Vlera e tij në merkato është rreth 60 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here