A u dëmtua Barcelona nga gjyqtarët me 5 pikë brenda 4 ditësh? (VIDEO)

Brenda katër ditësh dhe dy ndeshjeve të zhvilluara, Barcelona ka marrë vetëm 1 pikë ndaj skuadrave outsajder si Girona dhe Leganes.

Barcelona fillimisht barazoi me Gironën 2-2 dhe mbrëm u mposht nga Leganes 2-1.

Tifozët e Barcelonës janë të mendimit se skuadra e tyre është dëmtuar nga gjyqtarët në të dyja ndeshjet.

Ndaj Gironës kur Blaugranët kishin epërsi prej 1-0, mbrojtësi Lenglet u përjashtua nga loja pasiqë rastësisht goditi me brryl lojtarin e Gironës, Pons.

Kartoni i kuq ndryshoi rrjedhën e lojës dhe në fund te Barcelona ishin të pakënaqur nga rezultati i ndeshjes.

Mbrëm ndaj Leganes u shënua një gol mjaftë i dyshimtë kundër Barcelonës. Mediat spanjolle sot publikuan një video ku shihet qartë se Silva ishte në pozicion jashtë loje.

A u dëmtua Barcelona nga gjyqtarët në këto dy ndeshje?

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here