Barcelona ka gati ofertën për Pogba, por a do të mjaftojë?

Barcelona do të tentojë të “rrëmbejë” sa më lirë Paul Pogba, duke ofruar vetëm gjysmën e vlerës që pretendon Manchester United për futbollistin francez, kampion bote në fuqi.

Referuar raportimeve të tabloidit Mirror, Barcelona e vlerëson Pogba në shumën £100 milionë dhe është gati që të kënaqë veten me një transferim, duke përfituar nga lufta mes francezit dhe trajnerit Mourinho te United.

Barcelona është e interesuar vetëm për një transferim të vlefshëm për merkaton e ardhshme të verës, me atë të janarit jashtë çdo mundësie, pavarësisht krizës me Pogba dhe Mourinho.

Gjithsesi, hierarkia e Barcelonës po synon te shuma £100 milionë, me vetëm disa bonuse potenciale, por gjithsesi duke qëndruar shumë larg etiketës së çmimit të përcaktuar nga United.

Barcelona është në dijeni të faktit se Pogba dëshiron të transferohet nga Old Trafford drejt Nou Camp dhe do të ketë vetë dy vite të mbetura nga kontrata e tij me United.

Kjo e vendos Barçan në kushte shumë komode, pasi Pogba nuk është i interesuar për Real Madrid, Juventus apo Paris Saint Germain, që janë klubet e tjera që synojnë shërbimet e francezit. Pogba u bashkua me United në verën e vitit 2016 për shumën e £89milionë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here