Është caktuar takimi Raiola-United: Vendoset e ardhmja e Pogba

Agjenti i Paul Pogba, Mino Raiola do të takohet me drejtuesit e Manchester United për të diskutuar rreth së ardhmes së klientit të tij.

Takimi do të mbahet në nëntor, shkruan The Guardian.

Marrëdhëniet mes Pogba dhe Mourinhos nuk janë aspak të mira, ndërsa francezi gjithashtu ka shprehur haptazi dëshirën për tu larguar nga Old Trafford.

Në rast se vazhdon mbështetja nga kryesia e United për Jose Mourinhon, atëherë Raiola do të fillojë që të kërkojë skuadrën e re për Pogba.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here