Juventusi interesohet për sulmuesin e Genoas

Juventusi ka shfaqur interesim për sulmuesin e Genoas, Krzysztof Piatekin, i cili është duke shkëlqyer në këtë stinor të Serie A-së.

“Zonja e Vjetër” është futur në garë për polakun 23-vjeçari, i cili i ka shënuar 10 gola në gjashtë paraqitje me klubin e Genoas.

Genoa e bleu lojtarin gjatë kësaj vere për 4 milionë euro nga klubi polak, Cracovia Krakow.

Sulmuesi deri më tani i ka shpaguar ato 4 milionë euro të shpenzuara për të, duke marrë vëmendjen e të gjithëve me superformën që po e kalon në Serie A.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here