Gjërat nuk po ecin mirë në sezonin e ri për Milanin.
Pronarët e ri të Milanit shpresonin për rezultate më të mira.
Pas pesë ndeshjeve të luajtura Milani ka grumbulluar vetëm 6 pikë. Sot në ambientet e klubit ka qenë i pranishëm Gordon Singer, djali i pronarit të Elliot Fond.
Ai ka mbajtur një mbledhje me futbollistët. Singer nuk i ka kritikuar futbollistët, as nuk i ka kërcënuar ata me dënime, por ka shprehur përkrahjen e tij. Singer ka bërë të ditur se fondi Elliot do të bëjë çmos që Milani të rikthehet në majat e futbollit.
Se a ka pasur kjo mbledhje efekt, mbetet ta shohim në ndeshjen e rradhës ku Milani do të përballet me Sassuolon.