Bottas surprizon pole position në Sochi, Hamilton dhe Vettel e ndjekin

Valtteri Bottas ka surprizuar të gjithë në pistën e Sochi, duke siguruar “pole position” në garën e Çmimit të Madh të Rusisë.

Piloti finlandez dha kohën 1’31”387, kohë rekord për këtë pistë, duke lënë pas me 4 të mijëtat shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton.

Pra, vija e parë e nisjes është tërësisht e Mercedes, më e shpejtë se makinat e tjera. Dy makinat Ferrari u renditën në vendet 3-4, me Sebastian Vettel që la pas shokun e tij të skuadrës Kimi Raikkonen, por dy “kokëkuqet” ishin gati gjysmë sekondi më të ngadalta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here