NUK HEQIN DORË: Barcelona dëshiron me ngulm yllin e Interit

Pas një fillimi të dobët futbollistët e Interit kanë filluar me rezultatet e mira dhe pas fitores ndaj Tottenham, Neroaxurët kanë regjistruat katër fitore rradhazi.

Njëri nga futbollistët më të mirë te Interi, Milan Skrinijar është nën shënjestrën e Barcelonës, pas paraqitjeve të tij të mira.

Siç raporton Gazetta dello Sport, Katalanasit do të tentojnë transferimin e Skrinjar në merkaton e janarit.

Blaugranët e shohin sllovakun si zëvendësues ideal të Gerard Pique. Barcelona është e gatshme të ofrojë 80 milionë euro për Skrinijar.

Mbetet ta shohim reagimin e kryesisë së Interit, pasiqë bëhet fjalë për një ofertë që do të kënaqte kërkesat e tyre, por nga ana tjetër Spalletti ka bërë të ditur se Skrinijar është lokomotiva e skuadrës së tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here