Genoa sot arriti të fitojë ndaj Frosinones me rezultatin 1-2, ndërsa protagonist i ndeshjes ishte përsëri, Krzysztof Piatek.
Polaku shënoi dy gola në pjesën e parë të ndeshjes dhe kështu u bë futbollisti i parë që pas 69 vitesh në Itali në startin e sezonit ka shënuar 8 gola në gjashtë gjirot e para të Serie A.
Lojtari i fundit që e ka arritur një gjë të tillë, ishte lojtari i Atalantës, Hansen në sezonin 1045/46.