VIDEO: Manchester United ka filluar bisedimet me Zidane

Jose Mourinho është pranë shkarkimit te Manchester United.

Portugezi nuk ka marrëdhënie të mira me lojtarët, ndërsa në fushë skuadra e tij nuk po jep rezultate.

Goditja e fundit erdhi nga West Ham, ndërsa Djajtë e Kuq janë në pozitën e 10-të të tabelës dhe kanë 9-të pikë më pak se lideri i tabelës.

Sipas gazetarit të Talksports, Toni Cascarino, United ka kontaktuar me Zinedine Zidane.

“United ka kontaktuar me Zidane, këtë ma tha një burim i afërt, që me vite më ka dhënë informacione rreth Djajve të Kuq dhe gjithmonë i kishte të sakta”, tha Cascarino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here