Georgina ka komentuar rreth aferës për dhunim nga Cristiano Ronaldo (FOTO)

Bashkëshortja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez i ka dalur në mbrojtje portugezit, pas lajmit se CR7 në 2009 ka dhunuar një studente në Las Vegas.

Ronaldo pas këtij skandalit me një video mesazh deklaroi se lajmet e rrejshme janë krijim i njerëzve të sëmurë që dëshirojnë në emër të tij të bëhen të famshëm.

Edhe pas kësaj Georgina i doli në mbrojtje Ronaldos dhe i dha përkrahje atij nëpërmjet një postimi në Instagramin e saj.

“Pengesat para teje gjithmonë i transformon në impuls dhe forcë për të treguar se sa je i madh. Të falenderojmë që falë teje kënaqemi në çdo ndeshje. Gjithmonë më mirë e më mirë. Të dua Cristiano”, ka shkruajtur Georgina në Instagramin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here