Spital te Tottenham: Pochettino me pesë mungesa ndaj Barcelonës

Tottenham nesër në kuadër të gjiros së dytë në Ligën e Kampionëve do të jetë nikoqir i Barcelonës në Wembley. 

Spurs për këtë ndeshje nuk do ta kenë në dispozicion formacionin më të mirë.

Skuadra e Mauricio Pochettinos ka probleme me lëndimet dhe për ndeshjen ndaj Barcelonës do të mungojnë pesë lojtarë nga formacioni i parë.

Eriksen, Dembele, Aurier dhe Vertonghen u larguan nga stërvitja e sotshme dhe nuk do të jenë në dispozicion të Pochettinos për ndeshjen e nesërme.

Përveç këtyre edhe Dele Alli gjithashtu do të mungojë ndaj Barcelonës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here