Guardiola tallet keq me Liverpoolin

Pep Guardiola është tallur me Liverpoolin dhe Mohamed Salahun para ndeshjes.

Trajneri i Manchester Cityt ka thënë se egjiptiani është lojtar i ri dhe që premton shumë gola, mirëpo deri më tani ai nuk mund të krahasohet me Sergio Agueron.

“Ai (Salah) është një lojtar i ri dhe që ka treguar formë të mirë sezonin e kaluar”, ka thënë Guardiola.

“Ai është një lojtar shumë i talentuar, që mund të shënoj mbi 50 gola, mirëpo a mund ta zgjatë nivelin e tij në shtatë apo tetë vite sikur Aguero”.

“Aguero nuk ka shënuar çdo herë gola, mirëpo ai nuk ka mbetur nën 30 gola në sezon”, ka shtuar më tej trajneri spanjoll.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here