Cristiano Ronaldo është mbreti i rrjeteve sociale

Cristiano Ronaldo e ka vendosur veten në një dimension unik, i veçantë prej çdo sportisti tjetër.

Edhe të dhënat e ofruara nga KPMG e vendosin atë si njeriun më me ndikim në planet.

Brenda fushës, debati është i hapur: kush është më i miri i të gjithëve?

Megjithatë, jashtë fushave të lojës, ekziston vetëm një perandor. Cristiano Ronaldo luan edhe në një ligë tjetër, atë të rrjeteve sociale. Messi, rivali i tij i përhershëm në futboll, është vite-dritë larg, pas “7” në të ashtuquajturat “media sociale”.

TOP 5 E FUTBOLLISTËT NË RRJETET SOCIALE

Nuk ka asnjë sportist, që mund të krahasohet ballë për ballë me lojtarin portugez. Të dhënat e ofruara janë dërrmuese. Yjet e NBA, si LeBron, ose Curry, yjet e mediave si McGregor, apo një legjendë tenisi, si Nadal, nuk janë rivalë socialë për Cristiano Ronaldon.

CR7 vs TOP 5 SPORTISTËT

CR7 ka thyer të gjitha pengesat në këtë botë të re të komunikimit. Pasi u kurorëzua Mbreti i Mbretërve të Sportit, lojtari aktual i Juventusit, gjithashtu, del triumfues në ndeshjen virtuale kundër gjigantëve të tjerë të rrjeteve sociale. Gjigantë të tillë mund të konsiderohen Justin Bieber, Papa Francisco dhe Donald Trump, por Ronaldo është lider absolut për ndjekësit në Facebook, Instagram dhe Twitter. As personazhë të famshëm, as presidentë të SHBA, as liderët më të rëndësishëm fetarë, nuk krahasohen dot me potencialin social të ish-lojtarit të Real Madridit.

CR7 vs TOP 5 TË FAMSHMIT

Me të dhëna në dorë, dhe në një botë të drejtuar nga rrjetet sociale, nuk është e çmendur të pretendojmë se Cristiano Ronaldo është njeriu më me tepër ndikim në botë. Për të përfituar nga kjo sferë sociale janë edhe dy gra në majë: Kylie Jenner dhe Selena Gomez. Ato marrin më shumë klikime se Ronaldo për çdo post të ngarkuar në Instagram. Neymar dhe Leo Messi shfaqen, gjithashtu, në këtë renditje të veçantë, nga mënyra se si përfitojnë nga rrjetet sociale.

TOP TË FAMSHMIT, SIPAS VLERËS SË POSTËS NË INSTAGRAM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here