Tifozët të irrituar: A u dëmtua Reali nga VAR?

Real Madridi për momentin është duke zhvilluar ndeshjen ndaj Levantes dhe ka një disavantazh prej dy golave.

Levante ka shokuar Madrilenët me dy gola të shpejtë në minutën e 7-të dhe të 13-të.

Mirëpo goli i dytë i mysafirëve ka shkaktuar polemika.

Fillimisht arbitri akordoi gjuajtje të lirë, pas prekjes me dorë nga Varane, por pas vendimit të VAR u akordua penallti.

Ky vendim i VAR ka sjellur reagimin e tifozëve të Realit, pasiqë sipas tyre prekja me dorë nga Varane ishte jashtë zonës së rreptësisë.

Vlerësojeni vetë se a ishte penallti apo jo…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here