Tani është e konfirmuar: Khabib-Mayweather në Luzhniki të Moskës! (FOTO)

Ndeshja mes Khabib Nurmagomedov dhe Floyd Mayweather është duke u kthyer në diçka konkrete pasi ylli i MMA është takuar me shefat e boksit rus për të diskutuar përballjen e mundshme në Moskë.

Khabib ka sfiduar ish-pesë herë kampionin e botës pas fitores bindëse ndaj Conor McGregor në Las Vegas në fillim të muajit.

Tani ylli i UFC ka zbuluar bisedimet me Mayweather dhe shefat e boksit, të cilët besojnë se mund të tërheqin 100,000 tifozë në Luzhniki Stadium dhe të thyejnë rekordet e pay-per-view.

“Një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Ruse të Boksit,” shkruan Khabib në Instagram ditën e martë.

“Kemi diskutuar ndeshjen me Mayweather. Duam që ndeshja të zhvillohet në stadiumin Luzhniki të Moskës. Ata janë të sigurt se mund të mbledhur 100,000 spektatorë, dhe gjithashtu të thyejmë rekordin botëror të pay-per-view.

“Dhe mbi të gjitha, babai im do të jetë në stadium; në Moskë nuk kemi nevojë për vizë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here