Real Madrid transferon ‘Kante-n kolumbian’

Real Madridi ka filluar që të kërkojë lojtarë nga Amerika Latine dhe pas transferimit të Vinicius Junior, në merkaton e janarit do të tentojë transferimin e yllit të Boca Juniors.

Mbretërit dëshirojnë që të përforcohen me kolumbianin, Willmar Barrios. Lojtari i përfaqësueses së Kolumbisë, po luan shkëlqyeshëm për Boca Juniors.

Skautët e Realit e adhurojnë atë dhe i kanë vënë nofkën Kante kolumbian.

Ai është një lokomotivë e mesfushës dhe gjithashtu ka cilësi të një mesfushori defanziv.

MARCA shkruan se Reali do ta transferojë atë në janar për shifrën 24 miliona eurove.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here