​Khabibi ka një lajm të madh

Trajneri i Khabib Nurmagomedovit, Ali Abdelaziz, ka bërë të ditur se një lajm shumë i madh do të vijë së shpejti për tifozët e rusit. Në media flitet se ky lajm mund të jetë data se kur do të ndeshen Floyd Mayweather dhe Khabib.

Përveç mundësisë së një meçi mes këtyre të dyve, ka mundësi që lajmi i madh të jetë edhe për rimeçin mes Khabibit dhe Conor McGregor, por kjo gjë ka më pak gjasa të ndodhë.

Mundësia e zhvillimit të një meçi mes rusit dhe Mayweather është diskutuar shumë, dhe këtë gjë e ka komentuar edhe vetë Mayweather, i cili pas fitores së rusit kundër McGregorit kishte thënë: “Oh, ne do të ndeshemi”.

“Unë jam shefi i vetes, kështu që nuk mund të them se çfarë do të ndodhë për anën e Khabibit. Por, për mua, mund ta bëjmë këtë gjë realitet”.

Të gjitha spekulimet, sugjerimet dhe komentet për këtë meç kanë bërë që të besohet se lajmi i madh për të cilin është duke folur Abdelaziz është meçi kundër Mayweather.

“Do t’u lëmë pa mend, një lajm i madh po vjen”, ka shkruar Abdelaziz në Twitter.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here