Gjermanët japin alarmin: Tifozë mos shkoni në Romë

13 dhjetorin e ardhshëm, në Olimpico të Romës, do të luhet ndeshja e vlefshme për javën e fundit të fazës me grupe të Europa League mes Lazio-s dhe Eintracht Frankfurt-it.

6.000 bileta janë nxjerrë në shitje për tifozët gjermanë që do të duan të ndjekin skuadrën e tyre në transfertë.

Presidenti i klubit gjerman, Peter Fischer ka lajmëruar tifozët, duke i ftuar këta të fundit të mos shkojnë në kryeqytetin italian: “Qëndroni në shtëpi dhe shikojeni ndeshjen në televizor. Në Romë ka një grup të pamëshirshëm tifozësh, që përfaqësojnë të djathtën ekstreme dhe që nuk mund të kontrollohen”.

Tifozët ultras të Lazio-s njihen për gjaknxehtësinë e tyre dhe se shkaktojnë shumë trazira. Pavarësisht nga kjo, fjalët e Fischer duken të papërshtatshme, veçanërisht pas sulmit që pësuar tifozët e Lazio-s nga ata të Marseille dy javë më përpara, pak orë para fillimit të ndeshjes së fundit të luajtur në Europa League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here