Juventus dhe Inter në garë për mbrojtësin e Sampdorias

Juventusi dhe Interi do të ‘luftojnë’ mes vete për mbrojtësin e Sampdorias, Joachim Andersen.

Mbrojtësi i ri ka befasuar me nivelin e treguar në këtë fillim sezoni me skuadrën nga Luigi Ferraris. Forma e lartë e treguar nga ai ka bërë që shumë klube të mëdha të vihen pas shërbimeve të tij.

Sipas mediumit Corriere di Torino, Juventusi ka si sfidues Interin në garë për reprezentuesin danez.

Andersen u ble nga klubi italian vetëm në këtë verë nga Twente për një shifër prej dy milionë eurosh.

Megjithatë, Juventusi është duke përgatitur një ofertë prej 20-23 milionësh për të bindur Sampin ta shes pas Vitit të Ri.

Juventusi dhe Sampdoria gjithashtu do të diskutojnë edhe rreth të ardhmes së Emil Adueli, i cili është i huazuar nga Zonja e Vjetër.

Edhe Interi ka raporte të mira me Sampdorian dhe pret të hidhet në sulm për ta rrëmbyer Andersenin, të cilin e cilëson si ‘Skriniari i ri’. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here