Legjenda italiane: Në ditët e sotme ju duhet të keni vetëm një Instagram që të bëheni golashënues i mirë

Legjenda italiane i cili ka luajtur për Juventusin Interin, Lazion dhe Milanin, ka thumbuar futbollsitët e rinj në ditët e sotme.

Ish sulmuesi i Italisë, Christian Vieri ka sulmuar gjeneratat e reja të futbollistëve, duke thënë se ata janë më shumë të interesuar për Instagram, sesa për të shënuar gola.

Vieri për Radio Deejay ka thënë: “Në ditët e sotme ju duhet të keni vetëm një Instagram për tu bërë golashënues.”

“Më parë kur nuk shënonim gola, e mbyllnim veten në dhomë dhe i gjenim gabimet, në mënyrë që kjo mos të përsëritet.”

“Kjo nuk ndodh më. Ne ishim të sëmurë për gola, e gjithë gjenerata ime. Sidomos sulmuesit qëndrorë.”

Edhe pse Vieri ka thumbuar sulmuesit aktual, ai vetë në Instagram ka 1.9 milionë ndjekës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here