Gara e Çmimit të Madh të Brazilit ka qenë emocionuese dhe spektakolare, por në fund fituesi nuk ka ndryshuar.
Lewis Hamilton, në fakt, ka marrë fitoren e radhës në këtë sezon të jashtëzakonshëm për të.
Verstappen nuk ka arritur ta parakalojë, duke e mbyllur garën në vendin e dytë. I treti është pozicionuar Raikkonen, me Ricciardo-n që ka zënë vendin e katërt.
Momentet më të bukura të garës kanë qenë parakalimi i Ricciardo ndaj Vettel, i gjashti sot, dhe kontakti mes Ocon dhe Verstappen, me pilotin e Red Bull që ka humbur kreun.
Mercedes ka fituar për herën e pestë radhazi Botërorin e Konstruktorëve.
Asgjë nuk i ka munguar garës së parafundit të këtij sezoni: aksidente, parakalime, episode të dyshimta.
Fitorja e Hamilton ka qenë një dhuratë, duke parë se Verstappen ka dalë jashtë piste pas kontaktit me Ocon (10 sekonda penalizim për të), kur kryesonte bindshëm.