Khabib – McGregor, a po realizohet ripërballja e madhe?

Komisioni i Sportit në Nevada, do të vendos për të ardhmen e Conor McGregorit dhe Khabib Nurmagomedovit, pas përleshjes skandaloze jashtë kafazit në tetor.

Boksieri rus kishte arritur ta mposht atë irlandez në luftën e arteve marciale të përziera, ndërsa në Nevada do të mësohet nëse do të ketë ripërballjes mes tyre dhe kushtet e tjera.

Por, nëse nuk arrihet marrëveshja për ripërballjes mes të dy boksierëve, atëherë, ata do të përballen në ring.

Zgjidhjen e ka dhënë sot Abdulmanap Nurmagomedov, babai i Khabib, që tha se të dy sportistët janë të interesuar që kjo përballje e dytë të zhvillohet në ring, në një duel boksi në rast se nuk lejohen ta bëjnë atë në kafaz, në një duel të UFC-së.

“Nëse do të kemi një duel të dytë me Conor në ring, me rregullat e boksit, jemi gati. Kjo është një sfidë që na intereson. Khabib tregoi se është ndër më të mirët në artet marciale mikse dhe këtë gjë mund ta tregojë edhe në ring, pasi i ka aftësitë për të qenë kampion edhe në një duel boksi. Gjithsesi, këtë le t’ia lëmë kohës”, tha babai i Khabib.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here