Joshua i ‘kërcënon’ 10 boksierët më të mirë në botë

Numri një në boks, Antohony Joshua është duke u përgatitur për meçin e radhës, por që ka dhënë një premtim befasues.

Boksieri britanik ka thënë se ai do t’i mposhtë 10 boksierët më të mirë në botë, një nga një.

“Më i fortë se kurrë. Do t’i mposht me “KO” të gjithë “top-10” boksierët e peshës së rëndë, një e nga një”, ka thënë Joshua.

Ai kërkon edhe titullin e kategorisë WBC, që aktualisht mbahet nga Deontay Wilder, që më 1 dhjetor do të duelojë ndaj Tyson Fury. Gjasat janë që Joshua të përballet me fituesin e kësaj sfide.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here