Hamilton fiton pole positionin e tij të 83-të në Abu Dabi

Lewis Hamilton ka siguruar “pole position” sot në pistën e Yas Marina, aty ku nesër do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Abi Dhabi në Formula 1.

Piloti britanik ndali kronometrin në 1’34”794, duke bërë një paraqitje shumë të mirë. Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës Valtteri Bottas, ndaj vija e parë e nisjes është tërësisht e makinës gjermane.

Pas tyre u klasifikuan dy makinat Ferrari, me Sebastian Vettel që la pa pas Kimi Raikkonen, ndrsa në vijën e tretë të nisjes, në vendet 5-6, u renditën dy makinat Red Bull, me Daniel Ricciardo që u rendit më mirë se Max Verstappen.

Në “top-10” u renditën edhe Grosjean (Haas), Leclerc (Sauber), Ocon (Force India) dhe Hulkenberg (Renault).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here