MILAN NË PROBLEME: Përsëritet rasti Bonucci – ylli i madh drejt largimit?

Milani është përsëri në probleme, një tjetër yll i madh drejt largimit nga San Siro.

E përditshmja italiane Corriere dello Sport, raporton se Gonzalo Higuain do të largohet nga Milani në fund të sezonit.

Higuain u huazua nga Milani për shifrën e 18-të miliona eurove, ndërsa Rosonerët kanë mundësi ta blejnë kartonin e tij për 36-të milionë euro.

Sipas informacioneve, Milani nuk e ka ndërmend ta blejë kartonin e argjentinasit. Duke pasur parasysh faktin se Higuain përfiton 9,5 milionë euro në sezon, në rast se blejnë kartonin e tij, atëherë i bie që të investojnë një total prej 80-të miliona eurove për argjentinasin.

Kjo është një shifër e madhe për një klub që po kalon në tranzicion.

Blerja e kartonit të Higuain duket një mision i vështirë, ndërsa Pipita ka shënuar 7 gola në 13 ndeshje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here