Lamtumirë legjendë: Fernando Alonso i jep fund karrierës në Formula 1 (VIDEO)

Fernando Alonso ka shkruar një letër emocionuese për t’u përshëndetur nga bota e Formula 1.

Piloti spanjoll zhvilloi garën e tij të fundit në Emiratet e bashkuara Arabe, gjegjësisht në Garën për Çmimin e Madh të Abu Dhabit.

37-vjeçari i ka fituar dy tituj bote si pilot i Formula 1 dhe tashmë ka vendosur të largohet nga gara e automobilizmit.

Suksesin më të madh në karrierën e tij e ka pasur gjatë kohës sa ishte pilot i Renaultit, kur edhe i fitoi titujt. Ferrari dhe McLareni ka qenë dy skuderitë tjera të mëdha pjesë e të cilave ka qenë.

Alonso është etiketuar edhe si një prej pilotëve më të mirë të gjeneratës së tij, ndërsa ka zhvilluar plot 17 sezone në Formula 1.

Nga momentet më të bukura të karrierës së tij, Alonso i ka përmendur tejkalimet që i kishte bërë legjendës së Formula 1, Michael Schumacher.

Nuk ka munguar edhe nderimi për të në Abu Dhabi, me ç’rast spanjolli i ka falënderuar kolegët përmes rrjeteve sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here