FSHF: Panucci në krye të Kombëtares deri në vitin 2020

Federata Shqiptare e Futbollit u ka dhënë fund të gjitha spekulimeve të mediave se është në kërkim të një trajneri të ri për të zëvendësuar Christian Panuccin.

Ka qenë një fushat e ashpër nga mediumet shqiptare për shkarkimin e italianit, por kjo nuk do të ndodh.

FSHF me një njoftim në faqen zyrtare ka shuar çdo aludim duke nënvizuar se Panucci do të vazhdojë punën në krye të kuqezinjve deri në përfundim të eliminatoreve të Euro 2020.

Kjo është e përcaktuar edhe në kontratën e tij.

“Nisur nga disa spekulime dhe lajme abuzive që kanë qarkulluar në disa media orët e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’iu informojë se nuk është aspak e vërtetë që jemi në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit”.

“FSHF është duke punuar dhe bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Panucci për të arritur rezultate sa më të larta në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2020”, thuhet në njoftim.

Shorti për eliminatoret në Kampionatin Evropian do të hedhet në dhjetor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here