Fury tregon klasin e tij: Britaniku do t’i dhurojë paratë e ndeshjes për bamirësi

Bokseri britanik, Tyson Fury do ti dhurojë paratë e tij e fituara nga ndeshja me Deontay Wilder për bamirësi.

Fury para duelit me Wilder, kishte deklaruar se pavarësisht rezultatit të ndeshjes, paratë do t’i dhurojë për bamirësi.

Fury ka bërë të ditur se me paratë e fituara do të ndërtojë shtëpi për të pastrehurit.

“Unë do t’i dhuroj paratë për të varfurit dhe për të pastrehët.”

“Nuk më nevojiten ato para. Nuk jam i interesuar të bëhem milioner apo miliarder. Unë jam një boksier dhe jo biznismen.”

Fury nga ndeshja ka përfituar 8 milionë paund.

Një gjest fantastik nga britaniku…Rrespekt!

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here