Wilder – Fury, ja nga sa para do të fitojnë gjigantët e boksit pas mega duelit

Gjigantët e boksit do të përballen me njëri tjetrin mëngjesin e së dielës, diku rreth orës 05:00.

Ky meç do të zhvillohet në Los Angeles, më saktësisht në “Staples Center”, para tifozëve amerikan, që me gjasë përkrahin Wilder.

Mediet britanike shkruajnë se pas këtij meçi, amerikani do të fitojë rreth 14 milionë euro, kurse Tyson Fury diku tek 10 milionë euro.

Britaniku ka bërë të ditur më herët se të gjitha fitimet do t’i jap për të pastrehuarit, duke thënë se nuk e ka ndërmend të bëhet milioner as miliarder.

“Bomberi i bronztë” do të tentojë ta mbrojë titullin e WBC kundër Fury, në këtë ndeshje shumë fitimprurëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here