Wilder tregon se çfarë mendoi kur e pa Furyn të ngritej pas nokautit të dytë

Gjigantët e boksit u ndanë pa fitues në një luftë spektakolare, e cila më shumë u dominua nga britaniku Fury.

Ishin dy momente gjatë duelit kur Deontay Wilder lëshoi goditjen e tij dhe e shtriu në tapetë “Gyps King”.

Në nokautin e dytë, i cili erdhi në raundin e 12-të, të gjithë ishin të befasuar se si Fury arriti të ngritet në këmbët e tij përsëri, brenda 10 sekondave.

I befasuar dukej të ishte edhe Wilder.

“Nuk e di se si u ngrit” ka thënë Wilder, shkruan “Metro”.

“Nuk e di pse nuk filloi numërimi më herët. Pash sytë e tij të rrotulloheshin. Vetëm Zoti e di se si ai u ngrit përsëri… por,  do ta kem më të lehtë ta godas në një revansh të mundshëm” ishin fjalët e Wilder.

Para këtij dueli është menduar se “bomberi i bronztë” do ta kishte më të lehtë kundër britanikut, por mendimet pas ndeshjes shkojnë në favor të Fury, të cilin e shohin si fitues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here