Mayweather e ‘ngacmon’ keq Khabibin me këtë deklaratë

Kampioni i botës në peshat e lehta, ka vazhduar me provokime ndaj rivalëve të tij, sidomos ndaj rusit, Khabib Nurmagomedov.

Mayweather që në gusht të vitit të kaluar mposhti Conor McGregor në një meç boksi që zgjati dhjetë raunde, ka thënë se është fytyra kryesore moderne si në boks ashtu edhe në UFC.

Këtë deklaratë 41 vjeçari e ka bërë drejtuar rusit Khabib Nurmagomedov, që së fundi ka mposhtur irlandezin McGregor në UFC.

Pas kësaj fitore, Khabib, kishte deklaruar se është i hapur për një ndeshje boksi ndaj Mayweather.

Por tani Khabib, ka marrë përgjigjen nga i pasuri Floyd Mayweather.

“Conor dhe Khabib ende më kërkojnë mua, sepse siç kam thënë më parë unë jam fytyra e kësaj periudhe në sportet luftarake, qoftë boks apo MMA. Unë jam fytyra e të gjithëve”, ka deklaruar Mayweather.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here