Guardiola ka gati 50 milionë paund për mbrojtësin e majtë

Manchester City dëshiron përforcime në krahun e majtë të mbrojtjes, raportojnë mediat angleze.

Guardiola nuk është i kënaqur nga Benjamin Mendy dhe zgjidhjen e problemit e ka gjetur te mbrojtësi i majtë i Leicester, Ben Chilwell.

21-vjeçari ka rinovuar kontratën me Leicester deri në vitin 2024 dhe trasnferimi i tij në Etihad nuk do të jetë aspak i lehtë.

Chilwell po luan shkëlqyeshëm këtë sezon dhe Qytetarët kanë përgatitur një ofertë prej 50 milionë paundëve, që sipas tyre do të jetë e mjaftueshme për ta bindur kryesinë e Leicester.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here