LAJM BOMBASTIK: Juventus në pole position për yllin e Ajax, kjo është oferta e Biankonerëve

Barcelona i trembet faktit se Juventusi po kryeson garën për të nënshkruar me mbrojtësin e Ajax, Matthijs De Ligt, sipas “Diario Sport”.

Raportet thonë se gjigantët katalanas besojnë se bardhezinjtë janë të gatshëm të derdhin në arkat e Ajax-it 80 milionë euro për mbrojtësin, një shumë kjo që nuk mund të barazohet nga Barcelona.

Thuhet se “blaugranat” duan t’i japin përparësi blerjes të shokut të skuadrës së De Ligt tek Ajax, Frenkie De Jong, i cili mund të arrihet për një çmim prej 75 milionë eurosh.

Kampionët spanjollë nuk janë në gjendje të bëjnë dy marrëveshje të tilla ekonomike dhe, pavarësisht se nuk kanë hequr dorë nga mbrojtësi, ata nuk ndihen optimistë për një lëvizje të tillë.

Paris Saint-Germain, Inter dhe Roma janë klubet e tjera që kanë shfaqur interes për 19-vjeçarin holandez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here