BOMBË: Milani rikthen Pato-n në San Siro, pas dështimit të transferimit të Ibrahimovic

Milani është i interesuar për rikthimin e ish yllit të saj, Alexandre Pato, pas dështimit të transferimit të Zlatan Ibrahimovic.

Milani tentoi rikthimin e Ibra-s në janar, por suedezi firmosi kontratë të re me LA Galaxy.

Calciomercato, raporton se Milani është orientuar kah Alexandre Pato.

Leonardo dëshiron që ta huazojë Pato-n deri në fund të sezonit dhe po punon në realizimin e transferimit.

Rosonerët e shohin Pato-n si përforcimin ideal për vijën e sulmit, pasiqë Gattuso i ka vetëm dy sulmues në dispozicion.

Pato nga ana tjetër disa muaj më parë ka bërë të ditur se do të dëshironte që të rikthehej në San Siro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here