ÇDO FILLIM E KA NJË FUND: I madhi Rossi paralajmëron pensionimin

Njëri nga pilotët më të mirë të MotoGp, Valentino Rossi ka paralajmëruar pensionimin.

Rossi ishte dominues për disa vite me rradhë, por pas ardhjes së pilotëve si Jorge Lorenzo dhe Marc Marquez, italiani nuk ka arritur të fitojë asnjë titull në 10-të vitet e fundit.

Italiani ka rinovuar me Yamahan deri në vitin 2020, por ka bërë të ditur se nuk është i sigurtë se a do të vazhdojë të garojë edhe pas vitit 2020. Edhe pse është 39 vjeç, Rossi vazhdon të jetë kompetitiv dhe dëshiron që ta fitojë titullin e tij të 10-të.

“Kam vendosur që të firmos një kontratë të vlefshme deri në vitin 2020. Nuk kam vendosur ende se a do të jetë kjo kontrata ime e fundit si pilot në MotoGp”, ka deklaruar Rossi.

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here