Ylli i Bayernit pëson një aksident të frikshëm!

Nuk kanë fund telashet për talentin francez të Bayern Munich, Kingsley Coman. 

Pas problemeve të shumta me dëmtimet, sulmuesi i bavarezëve ka pësuar aksident me makinën e tij në autostradën që lidh Munichun me Starnbergun.

Policia ka konfirmuar se nuk ka pasur të lënduar nga kjo përplasje, pavarësisht se makina e tij Mek Laren 720 s Kupe nuk ka mundësi më që të rregullohet, sepse është shkatërruar plotësisht.

Vlera e makinës mësohet të ketë qenë afërisht rreth 200 mijë paund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here