Derby della Madonnina në merkaton e janarit: Milani dhe Interi në garë për yllin e…

Nuk kishte se si të mungonte Derby della Madonnina në merkaton e janarit.

Milani dhe Interi do të garojnë për shërbimet e mesfushorit të Udineses, Rodrigo de Paul.

Milani ende nuk ka një plan konkret për merkaton e janarit, por Gattuso ka bërë të qartë se atij i nevojiten përforcime në mesfushë dhe në vijën e sulmit.

Fabregas duket se nuk do të transferohet në janar dhe Rosonerët janë rikthyer kah pista de Paul.

Mirëpo as de Paul nuk është një transferim i lehtë. Interesim për argjentinasin kanë shfaqur Interi, Napoli dhe disa klube të tjera.

Problemet nuk mbarojnë këtu për Milanin, pasiqë Rosonerët kanë probleme me Fair Playn Financiarë dhe zgjidhja e vetme mbetet huazimi i De Paul me opcion blerjeje, mirëpo vështirë të besohet se Udinese do ta pranojë një ofertë të tillë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here