Rikthimi i Fury, vazhdimësia e Joshuas dhe dyshimet mbi Wilder – lulëzimi i boksit në 2018

Gjithçka filloi në prill të këtij viti me super meçin e zhvilluar në Cardiff, në “Principality Stadium” ku në ring zbriti më i miri i peshave të rënda, Anthony Joshua. Britaniku ia doli që të fitojë duelin me Parker vetëm pas vendimin unanim të gjyqtarëve, për të mbrojtur kështu titujt WBO, WBA dhe IBF.

Një muaj më vonë, në prill, në “Echo Arena” të Liverpool, ishin dyshja Amir Khan dhe Lo Greco që u përballen me njëri tjetrin, në një luftë që zgjati më pak se që ishte pritur. Ishte britaniku Khan që e përfundoi luftën qysh në raundin e parë, duke e nokautuar kundërshtarin e tij.

Një nga super duelet e këtij viti u zhvillua në muajin maj. David Haye e sfidoi Tony Bellew, në një meç të zhvilluar në Londër. Haye pësoi humbje në raundin e pestë kundër Bellew, për të mbyllur kështu me humbje karrierën e tij në boksin profesionist.

Në qershor erdhi rikthimi i madh i Tyson Fury. Britaniku zgjodhi që rikthimin e tij në ring ta bëjë me përballjen kundër boksierit shqiptar, Sefer Seferi. Fury e mbylli këtë ndeshje pas katër raundeve, për të vazhduar ecurinë e fitoreve, pa humbje dhe pa barazim.

Në muajin gusht, ishte përsëri Tyson Fury që zbriti në ring, kësaj radhe kundër një boksieri italian. “Gypsy King” dështoi që të nokautonte Francesco Pianetan dhe fitoi vetëm falë vendimit unanim të gjyqtarëve.

Në shtator,në “Wembley” të Londrës,  në ring u shfaq Anthony Joshua, kësaj radhe për tu përballur me Alexander Povetkin. Joshua arriti që edhe kësaj radhe me sukses të mbrojë titullin e WBA, IBF dhe WBO në kategorinë e rëndë, duke e nokautuar Povetkinin në raundin e shtatë.

Muaji nëntor i takoi boksierit me prejardhje nga Kosova, Robin Krasniqi. Junikasi arriti që me sukses ta mbrojë titullin e kampionit të Evropës në peshat  super të mesme. Krasniqi arriti ta mposhtë boksierin Ronny Landaeta, me anë të vendimit të jurisë.

Në fund, dueli i vitit erdhi në muajin dhjetor. Në “Stapless Center” të Los Angeles, ishte koha për rikthimin e vërtetë të Tyson Fury. Britaniku do të zbriste përballë kampionit të WBC, Deontay Wilder. Kjo ishte një nga ndeshjet më interesante të viteve të fundit. Fundi nuk dha fitues, me gjyqtarët që vendosën për barazim.

Performanca e britanikut ishte thjeshtë befasuese për të gjithë. Shumica e audiencës së boksit ishin të mendimit se Fury e kishte fituar këtë takim por ishte “vjedhur” nga juria. Rikthimi i tij për këtë ndeshje tashmë konsiderohet si rikthimi më i madh në historinë e sportit.

Në anën tjetër, dyshime të mëdha u hodhën mbi forcën e Deontay Wilder. Pamundësia e tij për ta mposhtur një 30 vjeçar i cili në tri vitet e fundit nuk kishte shkelur në ring, dhe kur e bëri, e bëri kundër dy kundërshtarëve të nivelit më të dobët, bëri që madhështia e amerikanit të vihet në pikëpyetje.

Ishte Joshua boksieri që vazhdoi rrugën e tij me rripat e kampionit, me të gjitha fitore, pa barazim dhe pa humbje. Ndeshjen e radhës britaniku do ta zhvillojë më 13 prill, në “ Wembley” me një kundërshtar që ende nuk është caktuar, por që pritet të jetë Dillian Whyte

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here