Cristiano Ronaldo është njeriu i parë me 150 milionë ndjekës në Instagram

Cristiano Ronaldo është njeriu i vetëm në botë që ka arritur shifrën e 150 milionë ndjekësve në Instagram, duke i tejkaluar Selena Gomezin dhe Ariana Granden si më të ndjekurat.

Sulmuesi i Juventusit, ndoshta nuk është lojtari juaj i preferuar, për shkak të arrogancës në fushë, mirëpo përsëri të gjithë dëshirojnë ta shohin se çfarë poston Ronaldo.

Në tetor Ronaldo e tejkaloi Selena Gomezin dhe u bë personi më i ndjekur në botë, ndërsa tani fituesi i pesfishtë i Topit të Artë, ka arritur shifrën rekorde të 150 milionë ndjekësve.

E dyta është Selena Gomez me 144 milionë ndjekës, ndërsa Ariana Grande e treta me 141 milionë ndjekës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here