Ka ardhur konfirmimi: Do të ketë revansh mes Khabib dhe McGregor!

Kampioni peshave të lehta, Khabib Nurmagomedov sipas të gjitha gjasave do të ndeshet përsëri me rivalin e tij më të madh, Conor McGregor.

Presidenti i UFC-së, Dana White ka paralajmëruar se revanshi mes tyre mund të zhvillohet në 2019-ën.

“Mendoj se të gjithë e duan një revansh. Do ta shohim se si do të rrjedhin gjërat. Besoj se revanshi mund të zhvillohet këtë vit. Gjithçka do të varet nga suspendimi, nëse gjithçka do të jetë në rregull, revansh do të ketë sigurtë”, ka thënë White.

Deklaratës së Dana, i është përgjigjur skuadra MMA Dagestan me një përgjigje misterioze.

Ata në Twitterin e tyre postuan një mesazh UFC236, ndërsa UFC 236 do të zhvillohet me 13 prill të këtij viti, por ende nuk ka informacione më të detajuara.

Në ndërkohë pritet që Khabib dhe McGregor të paraqiten para Komisionit Disciplinorë për kaosin e krijuar në ndeshjen e tyre të fundit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here