Milani nuk heq dorë nga Savic, gati oferta stratosferike

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito verën e kaluar me ngulm kërkonte 150 milionë euro për Milinkovic Savic, por duket se gaboi rëndë.

Savic nuk është ai i njeti i sezonit të kaluar, por së fundmi ka dhënë shenja jete duke shënuar dy gola.

Milani ka shfaqur përsëri interesim për mesfushorin serb dhe Rosonerët dëshirojnë transferimin e tij këtë merkato.

Oferta e fundit e Milanit për Savic është 9 milionë euro për huazimin e tij deri në fund të sezonit dhe 70 milionë euro në fund të sezonit për blerjen e kartonit të tij.

Paratë do të paguhen në tre këste, ndërsa nga historia e dimë se Lotito nuk është një njeri i durueshëm.

Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes së kartonit të Diego Laxalt në ofertën për Savic.

Megjithatë Lotito dëshiron që me Savicin ta sulmojë vendin e katërt për Champions dhe pas përfundimit të sezonit ta nxjerr atë në shitje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here