Dramë familjare: Ja sekreti që qëndron prapa Rabiot si çun mamaje

Nëse do të bënim një analizë sipërfaqësore, Adrien Rabiot do ta përshkruanim si një “çun mami”.

Nga ana tjetër, zonja Veronique është gjithmonë e pranishme, fizikisht dhe jo, kur bëhet fjalë për djalin e saj. Mjafton të sjellim në mendje sherrin e zbuluar nga Walter Sabatini, kur ky i fundit kërkoi ta merrte francezin te Roma.

Por edhe te PSG nuk e shikojnë me sy të mirë mamanë e mesfushorit: përplasjet e saj me Antero Henrique, drejtori sportiv i parisienëve, dihen tashmë nga të gjithë. Një gjë është e sigurt: ata që do ta kenë në ekip Rabiot (Barcelona thuhet se ka arritur marrëveshjen me lojtarin) do të bëjnë mirë të mos kenë probleme me Madame Veronique. Por historia nuk është aq e thjeshtë sa duket…

Prania e vazhdueshme e mamasë së Rabiot ka një origjinë të largët. Siç ka shkruar “Mundo Deportivo”, ka qenë babai Michel ai që e ka bërë të voglin Adrien të dashurohet me topin. Por në 2007-ën, kur futbollisti i ardhshëm ishte vetëm 12 vjeç, zotëria Rabiot është goditur nga një iktus që e ka paralizuar plotësisht.

Tani, ai dhe djali i tij komunikojnë vetëm me shikime dhe me lëvizjen e qepallave. Dhe zonja V eronique është gjithmonë e kujdesshme që sytë e Adrien të jenë gjithmonë të mbushur me gëzim. Për këtë arsye nuk lejon që nevojat e mesfushorit të kushtëzohen nga logjika e klubeve. Një qëndrim ky që i ka krijuar shumë armiq ndër vite.

Po Rabiot, si e përjeton këtë situatë? Duke qenë i pranishëm, sepse ai jeton akoma me prindërit, për t’i qëndruar sa më afër të jetë e mundur atyre që kanë besuar tek ai. Edhe refuzimi për t’u grumbulluar si lojtar rezervë në Botërorin e 2018-ës, sipas “Mundo Deportivo”, ka ardhur për arsye familjare.

Ai donte t’i dhuronte babait të tij një botëror si protagonist, të shihte sytë e tij të emocionoheshin për djalin me fanellën e “Bleus”. Dhe përfshirja e tij në listën e zëvendësuesve të mundshëm në rast të një dëmtimi nuk do të kishte sjellë efektin e dëshiruar. Po tani, pse do të shkojë te Barcelona?

Sepse mamaja Veronique e di se nga ato anë ka luajtur Ronaldinho, idhulli i padiskutuar i të riut Rabiot. Djali i saj do të jetë larg (jo shumë), por i lumtur. Maksimumi i jetës për një menaxher… që është edhe nënë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here